Categories Lajme

Gledis Nano betohet si Drejtor i Përgjithshëm: Do forcojmë raportin Polici-Qytetar

I nderuar zoti Ministër, në respekt të veprës së gjithë punonjësve të policisë, të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, zotohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit, betohem.

Besimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, përtej privilegjit më ngarkon me përgjegjësinë e të ecurit në lartësinë e duhur, ndaj gjej rastin ti shpreh mirënjohje Ministrit dhe Kryeministrit për besimin e kësaj detyre. Profesioni ishte një pasion frymëzuar nga babai im. Kam kuptuar se ky institucion është pjesë kryesore e jetes time që kërkon përkushtim.

Sfidat për policinë janë shumë të rëndësishme. Do të coj përpara punët e nisura nga paraardhësi im Ardi Veliu. Do të jem këmbëngulës që raporti qytetar polici të forcohet më tej. Synojmë një polici më të trajnuar, mirëmenaxhim të burimeve njerëzore bazuar në meritokraci.

Ju garantoj se me angazhimin tim maksimal do vazhdoj më tej me cuarjen më para të reformave në Policinë e Shtetit. Dua ti uroj kolegut sukses në përmbushjen e detyrimeve. Ndaj kërkoj angazhimin tuaj maksimal sipas betimit që kemi bërë, ju faleminderit.

Bledi Çuçi: Zoti Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë edhe për shkak të performancës së lartë ku ka arritur Policia e Shtetit. Fjalët e tjera do t’ja lëmë kohës dhe punës që vetë Gledisi do të dëshmojë gjatë ushtrimit të detyrës. I uroj punë të mbarë dhe siç e tha drejtor Ardi, asnjë Drejtor apo ministër i Brendshëm nuk mund të ketë sukses pa angazhimin e të gjithë ju këtu e atyre që punojnë në çdo cep të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME