Categories Lajme

Gledis Nano deklaratë pas mesnate për kapjen e Nuredin Dumanit, policia publikon pamjet e arrestimit të tij

Nuredin Dumani, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri prej disa kohësh, është arrestuar nga policia mbrëmjen e 29 Marsit 2022 në qytetin e Fierit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka dalë në një deklaratë për mediat pas mesnatës rreth orës 01:00 të së mërkurës, duke dhënë detaje për arrestimin e Dumanit.

Nano ka sqaruar se Nuredin Dumani u arrestua në lagjen “Apollonia” të Fierit në një banesë ku strehohej, pasi ishte në gjendje të plagosur. Kjo për shkak se nga hetimet e deritanishme rezulton që Dumani të ketë qenë brenda makinës BMW që u qëllua me breshëri arme pasditen e së martës në aksin Elbasan-Cërrik, në Papër.

Pasi ai dhe personat që e shoqëronin braktisën mjetin, Dumani u largua drejt Fierit, ku dhe u arrestua falë informacioneve që kishte marrë Policia e Shtetit.

Në momentin e arrestimit, Nuredin Dumani ishte i plagosur. Gjithashtu nga kontrolli në banesën ku fshihej ai, u gjet edhe një kallashnikov, si dhe prova të tjera të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga grupi hetimor.

Gjendja shëndetësose e Dumanit, sipas mjekëve është e stabilizuar, dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Po gjatë operacionit, u kapën edhe dy persona të tjerë për të cilët grupi hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet  me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani. Ndërsa bashkë me Dumanin u kap edhe një 40-vjeçar me iniciale H.H. banues në Fier, i cili ishte i armatosur me një pistoletë në brez dhe një pistoletë në makinë.  Deri tani janë kapur e sekuestruar dy pistoleta dhe dy kallashnikovë.

Në aksion për kapjen e Nuredin Dumanit u angazhuan forcat speciale RENEA, Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit dhe Policia e Fierit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME