Categories Lajme

Godet me sende të forta dhe i vjedh portofolin 56-vjeçarit në Divjakë, arrestohet autori (Emri)

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë, pasi ka goditur me sende të forta dhe ka vjedhur një 56-vjeçar, i cili ka humbur dhe ndjenjat për shkak të dhunës.

NJOFTIM Divjakë I mori portofolin me dhunë 56-vjeçarit, duke e goditur me sende të forta, Policia identifikon, kap dhe arreston autorin.

Pas marrjes së denoncimit nga shtetasi Ll. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, se një shtetas i kishte marrë me dhunë portofolin me një sasi parash, duke e goditur me sende të forta deri në humbjen e ndjenjave, menjëherë shërbimet e Policisë Divjakë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E. Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të parave që autori i ka vjedhur me dhunë 56-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME