Categories Lajme

Goditet Dritan Abazoviç? Mediat serbe: Konflikt brenda një disko në Budva! Policia malazeze e mohon

Një lajm i bujshëm po raportohet nga Mali i Zi. Mbrëmjen e së dielës, kryeministri me mandatin teknik Dritan Abazoviç është përfshirë në një sulm në një diskotekë në Budva. Lajmin e pohojnë përmes burimeve mediat e huaja, ndërsa policia malazeze e mohon. Sipas medias Kolektiv.al, Abazoviç ka qenë në diskotekë dhe aty pati një konflikt ku u desh të ndërhynin forca të shumta policie. Abazoviç nuk është sulmuar por sherri ka ndodhur teksa pranë tyre kalonte kryeministri me mandat teknik.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes i thanë CdM se panë policinë të evakuonte Abazoviçin dhe të ndalonte disa persona. Policia pretendon se Abazovic nuk është sulmuar. “Kishte një shtytje nga disa persona dhe Abazoviç ishte duke ecur drejt daljes në atë moment”, tha policia jozyrtarisht për CdM.

Kryeministri i Malit të Zi ishte dje në diskotekën Top Hill në Budva ku po mbahej koncerti i Dean Marilyn. Nga ana e Abazoviç dhe policisë ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këtë rast.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME