Categories Lajme

Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi, gruaja e shqiptarit drejtonte bandën

Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi. Autoritetet greke bëjnë me dije se pjesë e organizatës së ç’montuar ka qenë edhe një shqiptar.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se rrejti i prostitucionit drejtohej nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, e cila është arrestuar.

Ndërsa janë identifikuar edhe partneri i saj shqiptar 35 vjeç, një tjetër grua nga Uzbekistani si dhe një bullgar, që transportonte vajzat për në Athinë.

40-vjeçarja dhe partneri i saj 35-vjeçar shqiptar “peshkuan” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqia. Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas i mbanin në kushte çnjerëzore

Rrjeti i trafikut u çmontua pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga banda. Sakaq Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku edhe u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe dëftesa bankare, transferta për në Uzbekistan dhe nga Uzbekistani.Ndaj 40-vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj u ngrit një dosje për Organizatë Kriminale, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Shkeljen e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

Në mbyllje të podcastit Flasim, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një faze të re…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet “shtëpia e barit”, arrestohen 4 persona, një prej tyre punonjës i OSHEE!

Policia e Durrësit ka zbuluar një magazinë të marrë me qira, të cilën e kishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy automjete, dy fëmijë transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë -Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Mësohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje!

Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit…

LEXO ME SHUME