Categories Lajme

Goditi me grusht Berishën, dalin videot e ‘agjentit të infiltruar’ kundër sistemit, policisë dhe patronazhistëve: O mis të bëj pis! Po u zure…!

Agresori i Sali Berishës kishte kanal në Youtube. Ai postonte video recitime kundër sistemit, fenomeneve të ndryshme, por edhe rima pa kuptim.

Në videot e publikuara, 31-vjeçari i akuzuar për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje të Sali Berishës kishte vargje edhe për fenë.

Por çfarë publikon “Agjenti i infiltruar” i Berishes, Gerti Shehu në You Tube?

“Pat ardh pensioni mos rri si barboni. Na ndihmoni, mos bëni ça doni që navigon, sa të doni. Mos shani sa të doni se aty vihet mikrofoni…”- thotë ai në një video.

‘Se vdes, po s’pate besë, se kemi një sundues shumë mëshirues dhe një qen adhurues, kemi një krijues…”- vijon ai në videon e radhës.

“E ke me kusht, po ishte ngushtë bëhu grusht…”- thuhet në një tjetër video

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë ‘bashkë’ pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike./m.j Javanews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME