Categories Lajme

Goditi me makinë dy policët, flet 71-vjeçari: Isha në korsinë time, motori ishte me shpejtësi

Shkëlzen Kraja, 71 vjeç është autor i aksidentit ku u plagosën dy punonjës te patrullës në Durrës ditën e sotme. Ai ka zbardhur dinamikën e aksidentit i marrë ne pyetje nga prokurori i gatshëm në prokurorinë e qytetit.Ndërkohë, 71-vjeçari në dëshmi ka thënë se ka qenë para banesës së tij ndërsa motori i ka prerë rrugën.

“Isha pranë banesës do kthehesha të fusja makinën në garazh. Nuk kam qenë me shpejtësi, madje isha ngadalësuar, por motori qe udhëtonte me shpejtësi më doli në korsinë time dhe është goditur me parakolp. Motori ka qenë me shpejtësi të lartë dhe pas përplasjes ka goditur edhe një makinë tjetër të parkuar. Makina ime s’ka lëvizur nga vendi.

Shpresoj te bëhen mirë te dy punonjësit e policisë sa më shpejt. Jam prind vetë dhe më vjen shumë keq për të dy. Uroj te bëhen mirë te dy.” Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth mesditës në lagjen numër 4, ku dy efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” mbetën të plagosur pasi u përplasën nga një makinë ndërsa ishin me shërbim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME