Categories Lajme

Goditi me mjet prerës një 56-vjeçar, arrestohet agresori në Vlorë (EMRI)

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e 11 korrikut në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës ka përfunduar me një person të plagosur dhe një tjetër të arrestuar nga Policia.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe strukturave të DVP Vlorë, u bë i mundur neutralizimi i autorit të ngjarjes, i cili u kap në flagrancë.

Në pranga ra shtetasi Besnik Gjondeda, 64 vjeç, banues në lagjen ku ndodhi ngjarja, i cili akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, në ambientet e një lokali pranë vendit të quajtur “Rrapi”. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, Gjondeda dyshohet se ka goditur me mjet prerës në pjesën anësore të kraharorit shtetasin Gazmend Vreshtazi  56 vjeç. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e veprimeve ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME