Categories Lajme

Goditja e fortë nga SPAK dhe Antimafia italiane, sekuestrohet prona e mafiozit

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka patur një hetim sa i takon çështjeve të pasurive të krimit të organizuar, raporton “Top Channel”. Ky është një hetim mes SPAK dhe Antimafias italiane, ku është vendosur sekuestrimi i pasurisë së një shtetasi italian, i moshës 44 vjeç. Shtetasi Giovanni di Cosimo është kapur një vit më parë në qytetin e Durrësit, dhe konsiderohet si kreu i një klani mafioz në Bari.

44-vjeçari është arrestuar dhe i ekstraduar drejt Italisë. Nga hetimi financiar i kryer nga SPAK, ka rezultuar se ky shtetas teksa i fshihej drejtësisë italiane, në Shqipëri ka investuar në pasuri. Raportohet se është vendosur sekuestrimi për një fabrikë në qytetin e Durrësit, për disa toka dhe automjete, të cilat konsiderohen si pasuri të shtetasit në fjalë.

Sakaq, një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka kërkuar të dhëna shtesë strukturës së operacionit Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit, për dy sekuestrot, kompleksin “Golden” të Altin Hajrit që është në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, por edhe për makinën e blinduar që iu bllokua Saimir Taullaut.

Dy masat e vendosura nga policia në kushtet e emergjencës, i janë rikthyer përkohësisht policisë për veprime plotësuese në terren, me kërkesë të SPAK-ut. Duke iu referuar ligjit, pas 48 orëve nga vetëdeklarimi i subjekteve apo sekuestrove emergjente, dosjet kalojnë në SPAK dhe kjo strukturë ka 15 ditë kohë ta kalojë dosjen në gjykatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME