Categories Lajme

Goditja ishte e fortë, sizmiologu: Epiqendra ka qenë 9 ballë, fat i madh që kishte thellësi, zgjati 30 sekonda

Shqipëria u godit të martën, nga një tërmet u fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar më shumë se 20 viktima, dhe disa qindra të tjerë të plagosur.

Sizmologu Rrapo Ormëni në emisionin Opinion tha se fatmirësisht tërmeti ishte me një thellësi të madhe, pasi në të kundërt dëmet do të ishin shumë herë më të larta.

“Nisur nga karakteristikat është një nga tërmetet e fortë. Prej vitit 58 e sot, njihen 56 tërmete të forta që kanë goditur vendin tonë. Epiqendra ka qenë nga 8 deri në 9 ballë. Efekti në dëmtime, në njerëz, dhe në truall. Ky tërmet ka shkaktuar dëme për shkak të magnitutës së lartë. Energjia është shumë e madhe. Ajo që ka ndikuar në këtë, dëmtimet mund të ishin shumë më të mëdha. Por ky ishte një tërmet me thellësi të madhe. Nëse do ishte në sipërfaqe, kuptohet se efektet do të ishin shumë më të mëdha. Durrësi ka patur historikisht tërmete të forta”, tha sizmologu Rrapo Ormëni.

Sipas tij pasgoditja e fortë e këtij tërmeti kaloi dhe tani mund të themi është plotësuar cikli.  Po ashtu ai theksoi se ky tërmet ka zgjatur 30 sekonda dhe kjo ishte arsyeja pse ishte kaq i frikshëm dhe i tmerrshëm.

Ndërkohë ish kreu i emergjencave, Shemsi Premci ka folur për shembjen e banesave në zonën e Durrësit dhe të Thumanës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME