Categories Teknologji

Golfi i ri fotografohet në detaje në Portugali para daljes në treg (Foto)

Në jug-perëndimin e Evropës, më saktësisht në Portugali, u mbajt një prezantim ndërkombëtar për media i Golf 8 para daljes në treg. Ai është fotografuar në detaje.

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Volkswagen, dëshiron ta vë Golfin e ri në dispozicion të klientëve në Evropë sa më shpejt që të jetë e mundur, ku ky model ka qenë sundimtar sovran për dekada të tëra. Gjenerata e tetë do të ofrohet së pari në tregun gjerman muajin e ardhshëm, ndërsa në vendet e tjera të Kontinentit të Vjetër do të jetë në dispozicion në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu, edhe shitjet e Golf 8-shit do të fillojnë në Gjermani muajin e ardhshëm dhe klientët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy motorëve benzinë, një version hibrid “të butë” dhe dy motorëve naftë. Motorët benzinë janë 1.5-litër TSI me kapacitet prej 130 dhe 150 kuajfuqi, ndërsa versioni hibrid do të jetë në dispozicion me motor benzinë 1.5-litër ETSI dhe një motor elektrik ku në total do të ketë kapacitet prej 150 kuajfuqi. Ata që preferojnë versionet me naftë, do të kenë në dispozicion motorët 2.0-litër TDI me 115 dhe 150 kuajfuqi. Më vonë, në ofertë do të jenë edhe motorët benzinë 1.0-litër TSI me 90 dhe 110 kuajfuqi, si dhe versionet hibride “të buta” me motorë benzinë 1.0-litër eTSI me 110 kuajfuqi dhe 1.5-litër eTSI me 130 kuajfuqi.

Shitja do të përfshijë gjithashtu dy versione hibride plug-in me një fuqi totale prej 204 dhe 245 kuajfuqi. Të dy versionet do të jenë në dispozicion me motorin benzinë 1.4-litër TSI Turbo dhe një motor elektrik me baterinë litium-jon me kapacitet prej 13 kWh. Gjithashtu, në ofertë do të jenë në dispozicion edhe versionet me performancë të lartë, të tilla si GTI, GTD dhe R. Prezantimi në Portugali u përdor për foto të reja promovuese, me Golf 8 që pozon përkrah Atlantikut, si dhe në mjedisin urban.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME