Categories Lajme

Gonxhja: Arrihet brenda këtij viti cikli i plotë i kolaudimeve, Në shtator rifillon kontrolli teknik për mjetet personale

Prej 31 majit rifilloi kontrolli teknik i automjeteve, i cili ishte i bllokuar që prej janarit të këtij viti, pasi ky shërbim kaloj nga privati në shtet. Kolaudimi aktualisht po kryhet për mjetet e rëndësisë së veçantë ku përfshiheshin automjetet shtetërore, autoambulancat, mjetet e transportit publik apo të mallrave.

Ndërkohë mësohet se pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor se kontrolli teknik për mjetet personale do të rifillojë në muajin shtator.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, thotë se brenda këtij viti do të arrihet i gjithë cikli i plotë i kolaudimeve, pra të gjitha mjetet që e kanë të nevojshëm këtë shërbim në bazë edhe të ndryshimeve ligjore.

Sipas tij nga shtatori 2021, do të fillojnë të kryejnë kolaudimin makinat të cilave ju skadon më shpejt certifikata e kontrollit edhe pas shtesës së bërë me akt normativ prej 3 muajsh.

Më pas do të fillohet me mjetet e tjera, sipas afatit të skadencës. Rezervimi për të kryer kontrollin teknik edhe për qytetarët do të bëhet në e-albania për të shmangur në këtë mënyrë edhe radhët që mund të krijohen.

Ndërkohë sipas informacioneve aktualisht po punohet për ta marrë këtë shërbim rreth 50 mijë automjete të importuara të përdorura, të cilat janë targuar këtë vit por janë pa kolaudim.

Ky kategorizim sipas DPSHTRR është bërë së pari për shkak se shumica e automjeteve private kanë certifikata të vlefshme, të paskaduara.

Së dyti një pjesë tjetër e madhe përfitojnë +12 muaj vlefshmëri si pasojë e ndryshimeve në Kodin Rrugor dhe së treti  sepse duhet përballuar fluksi i automjeteve në pikat e kontrollit.

Nga ana tjetër po vijohet me fotografimin në rrugë i makinave që paraqiten me probleme të dukshme dhe bëhet njoftimi i tyre që të paraqiten urgjent për kolaudim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME