Categories Teknologji

Google dhe Mozilla kundër Kazakistanit: “Qeveria spiunon qytetarët”

Ndërhyrja në jetën e qytetarëve përmes internetit nuk do të jetë më aq e lehtë për qeverinë e Kazakistanit. Google dhe Mozilla janë të gatshëm të luftojnë kundër vendit që ka detyruar përdoruesit të instalojnë një certifikatë, të quajtur anti-HTTPS, e aftë të spiunojë popullin kazak në internet.

Certifikata është në gjendje të deshifrojë komunikimet në internet, duke shqyrtuar përmbajtjen e tyre. Një shkelje e papranueshme e privatësisë për dy gjigantët e webit.

Chrome dhe Firefox do të parandalojnë instalimin e softwerit qeveritar dhe do të bllokojnë funksionimin e pajisjeve që e kanë shkarkuar atë tashmë. Certifikata e krijuar nga qeveria ishte në gjendje të përgjonte të dhënat nga 37 fusha, përfshirë Facebook dhe Twitter.

Ministri i Zhvillimit Dixhital të Kazakistanit e ka justifikuar veten duke deklaruar se këto masa janë marrë për të përmirësuar mbrojtjen kundër hakerave.

Por këto shpjegime nuk i bindën Google dhe Mozilla: “Ne nuk mund të tolerojmë asnjë shkelje të privatësisë së përdoruesit” shpjegon Parisa Tabriz, zyrtare e sigurisë për Google.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME