Categories Teknologji

Google vjen me një aplikacion të ri, që njeh 288 sëmundjè përmes fotografive

“AI mund të njohë 288 sëmundje të lëkurës, por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësor,“- tha firma. “Google” ka zbuluar një mjet që përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve të lëkurës, flokëve dhe thonjve, bazuar në imazhet e ngarkuara nga pacientët, transmeton lajmi.net.

Aplikacionit AI, i është dhënë e drejta për përdorim si një mjet mjekësor në Evropë. Një ekspert i kancerit tha se AI mund t’i lejojë mjekët të sigurojnë trajtim më të përshtatur për pacientët, raporton “BBC”. “AI mund të njohë 288 sëmundje të lëkurës, por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësor,“- tha firma.

Janë dashur tre vjet për t’u zhvilluar dhe është trajnuar me anë të një seti të dhënash prej 65,000 imazhesh të gjendjeve të diagnostikuara, si dhe miliona imazhesh që tregojnë shenja për të cilat njerëzit shqetësohen dhe mijëra fotografi të lëkurës së shëndetshme, në të gjitha nuancat dhe tonet. Aplikacioni gjithashtu kërkon që pacientët t’u përgjigjen një sërë pyetjesh në internet.

Ai bazohet në mjetet e mëparshme të zhvilluara nga “Google” për të mësuar të dallojmë simptomat e kancerit të caktuar dhe tuberkulozit. Aktualisht asnjë nga këto mjete nuk është aprovuar si një alternativë ndaj diagnozës njerëzore. “Google” thotë se ka rreth 10 miliardë kërkime për lëkurën, flokët dhe thonjtë në motorin e tij të kërkimit çdo vit.

Mjekët dhe zhvilluesit e përfshirë thanë se AI është optimizuar për të shmangur vonesën e diagnostikimit të kancerit të lëkurës apo kushteve të tjera të rënda dhe njerëzit do këshillohen se çfarë duhet të bëjnë. Ky nuk është AI i parë në kujdesin shëndetësor, por është i rëndësishëm sepse është një mjet në duart e publikut dhe jo të mjekëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME