Një 66-vjeçar është vënë në pranga për vjedhjen e një tualeti që kushton plot 1 milionë paund, në Pallatin Blenheim në Oxfordshire.
Sikurse shkruajnë mediet e huaja tualeti prej ari është vjedhur ditën e sotme rreth orës 4.50 e mëngjesit, ndërsa theksohet se VC-ja prej ari 18 karat u vendos si atraksion për turistët disa muaj më parë në pallat.Pallati këtë mëngjes për vizitorët për shkak të grabitjes, që sipas policisë, ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në dysheme.
“Vepra e artit që është vjedhur është një tualet i bërë me ar me një vlerë të madhe që ishte vendosur si atraksion për vizitorët e pallatit”, u shpreh një prej hetuesve, Jess Milne. Besohet që një grup grabitësish kanë përdorur të paktën dy automjete gjatë vjedhjes.