Categories Lajme

Grabisnin, biznese, banesa dhe farmaci, policia identifikon grupin e hajdutëve të natës, tre të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç lihen të lirë

Tre të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç janë identifikuar dhe ndaluar nga policia e Tiranës si autopr të 8 grabitjeve në biznese të ndryshme në kryeqytet. Bëhet fjalë për grabitje të ndodhura nga janari I këtij viti deri ditët e fundit.

Policia ka zbuluar dhe verifikuar në bazë të kamerave të sigurisë së grabitjet tret ë miturit I organizonin kryesisht gjatë orëve të natës. Opearcioni për ndalimin e tyre është quajtur “ëalkers” ndërsa akuzohen për grabtiej të pronës dhe pasurisë. Ai është zhvilluar nga komisariati I policisë numër një. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ëalkers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Gjatë grabitjeve të miturit kanë marrë, para, sende mem vlerë, vegla pune. Por nuk kanë ngurruar të grabisin edhe në farmaci.

Njoftimi I policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ëalkers”.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. M., 14 vjeç, E. B., 14 vjeç dhe D. M., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kryesisht gjatë natës, kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës. Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se këta shtetas janë autor të 8 ngjarjeve, konkretisht:

*Më datë 06.01.2022, në rrugën “Todi Shkurti”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në biznesin e shtetasit Q. I.; *Më datë 05.02.2022, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte në biznesin e shtetases E. K.; *Më datë 08.02.2022, në rrugën “Jorgjia Truja”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në pronësi tështetasit E. Gj.; *Më datë 18.02.2022, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L.;

*Më datë 28.04.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit B. D.; *Po më datë 28.04.2022, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë e shtetasit Xh. H.; *Më datë 04.05.2022, në rrugën “Asim Zeneli”, dyshohet se kanë vjedhur disa dokumente dhe një shumë parash, në një farmaci;

*Më datë 06.05.2022, në rrugën “Arben Broci”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit E. Gj. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I shkuan për ndihmë, 39-vjeçari godet shërbimet e urgjencës në Durrës

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Policia thotë se ai ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 8 prill/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë! Vuante nga një sëmundje e rëndë, hidhet nga kati i 6-të 65 vjeçari

Një burrë rreth 65 vjeç është hedhur pak momente më parë nga kati i gjashtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet një tjetër kazino e fshehur ne Vlorë! në pranga ka rënë pronari i lokalit, 33-vjeçar

Zbulohet një tjetër kazino e fshehur! Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Next”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nis përgjimi masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për pajisjet që kanë montuar kompanitë telefonike

Në Shqipëri janë vendosur nga kompanitë telefonike, disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI,…

LEXO ME SHUME