Categories Lajme

Vlorë, Grabitën 20 mijë euro tek furgoni i sapo ardhur nga Italia, 32 vite burgim 3 autorëve

Tre personat që terrorizuan dhe grabitën furgonin e pasagjerëve që sapo kishte mbërritur nga Italia në Vlorë, janë deklaruar fajtorë dhe dënuar nga gjykata e Vlorës.  Bëhet fjalë për dënimin e Armand Kuqit me 14 vite b urgim, Elmir Tufës me 16 vite b urgim dhe Ylli Muratit me 2 vite e 6 muaj burgim Këto d ënime janë dhënë nga gjykata e Vlorës për akuzën e “Vjedhjes me a rmë”, “Mbajtjes pa leje të a rmëve” dhe “Moskallëzimit të k rimit”.  Por për shkak të gjykimit të shkurtuar këto d ënime u reduktuan në masën e 1/3-tave.

Njëri nga personat e dënuar, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim për g rabitjen e qytetarëve brenda në furgon. Ndërsa ndaj Tufës një vendim kërkimi është shtuar nga gjykata e Fierit, për ngjarjen e vrasjes së Shkëlzen Kastratit.
Elmir ose Ermir Tufa nga fshati Buran i Krujës, i cili sipas hetimeve të prokurorisë së Fierit, është njëri nga autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit, rezulton të jetë dhe autor i grabitjes me armë të 19 mijë eurove, ngjarje kjo e ndodhur në 25 shtator 2018 në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.
Nëpërmjet dokumentave zyrtare që prej datës 27 nëntor 2019 ende dhe sot, Elmir ose Ermir Tufa, vijojnë të jetë në kërkim, për ngjarjen e grabitjes me armë së qytetarëve në furgonin që sapo kishte mbëritur nga Bari në Vlorë. Kërkimet për të janë kryer për disa muaj nga ana e komisariatit të policisë Vlorë dhe Fier, por çuditërisht nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Ndërsa dy bashkëpuntorët e tij në grabitjen e 25 shtatorit 2018, Armand Kuqi dhe Ylli Murati, njëri momentalisht ndodhen në burg ndërsa tjetri është i lirë. Pikërisht në këtë grabitje, thotë prokuroria Kuqi dhe Elmir Tufa, kanë qenë të armatosur dhe të veshur me uniforma policie, ku nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin në total 20 mijë euro, dy udhëtarëve që sapo kishin ardhur nga Italia në Shqipëri. Në këtë grabitje një person i tretë i ka ndihmuar duke i transportuar nga vendngjarja, jashtë qytetit të Vlorës, ku dhe kanë braktisur automjetin në fshatin Panaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME