Dy të rinj nga Laçi kanë rënë në prangat e Policisë, pasi mbrëmjen e djeshme kanë grabitur me armë shtëpinë e një personi në fshatin Brret të Krujës. Kastriot Guri dhe Xhon Guri, janë arrestuar në kohë rekord, menjëherë sapo është dhënë njoftimi në sallën operative.
Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.
Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit, Shërbimet e Krujës:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në fshatin Brret, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brreti”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:
– Kastriot Guri, 38 vjeç dhe Xhon Guri, 22 vjeç, të dy banues në Laç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri (pushkë gjysmë-automatike), kanë vjedhur në Brret, Krujë, në banesën e një 40-vjeçari. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, per veprën penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim.
