Categories Lajme

Grabitën para në një banesë në Sarandë, ndalohet 35-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Vlorës ka ndaluar 35-vjeçarin e shpallur në kërkim pasi në bashkëpunimin me një 28-vjeçar kanë grabitur një shumë parash dhe një telefon në banesën e një shtetaseje në Sarandë.

Pas identifikimit theksohet se 35-vjeçari Saimir Ibrahimi është ndaluar, ndërsa vijon puna për kapjen e 28-vjeçarit Osman Abazi.

Ndërkohë një tjetër ngjarje është raportuar në Vlorë. Një 46-vjeçar banues në Vlorë, është proceduar penalisht, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një qytetare. Sipas gruas, 46-vjeçari  e ka kanosur atë me sëpatë. Ngjarja sipas Policisë së Vlorës ka ndodhur për motive të dobëta. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi në bashkëpunim me shtetasin O. A., 28 vjeç (vijon puna për kapjen e tij), dyshohen se kanë vjedhur një celular dhe një shumë parash, në banesën e një shtetaseje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME