Categories Lajme

Grabitja e 100 mijë eurove në Nikël inskenim? 15 të shoqëruar, autorët “skanuan” biznesmenin

Detaje të reja zbardhen nga grabitja e biznesmenit Nazim Çangu në banesën e tij në Nikël të Fushë-Krujës ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar hynë në banesën e tij dhe i vodhën mbi 100 mijë euro. Janë shoqëruar në komisariat si të dyshuar dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen mbi 15 persona, të cilat më pas janë lënë sërish të lire. Në vendin e ngjarjes nuk kanë mundur të gjejnë prova mareriale, si shenja gishtash apo ndonje fije floku të autorëve. Ndërkohë po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të parë gjatësinë apo përmasat e trupit për t’i krahasuar me ato të të dyshuarve.

Autoret sipas policisë kanë pasur dijeni për gjendjen ekonomike të bizesmenit dhe kanë studiuar të gjithë lëvizje e tij duke planifikuar më pas dhe grabitjen. Vetë biznesmeni ka thënë se nuk ka ndonjë dyshim dhe se s’ka mundur të identifikojë ndonjë nga autorët as nga zëri dhe as nga përmasat trupore. Me këtë rast policia po heton edhe pasurinë e bizesmenit iqë nga polic e deri në biznesmen. Nga hetimet nuk përjashtohet as pista e inskenimit të grabitjes, pasi bizesmeni mund të ketë rënë pre e shantazhit nga grupet kriminale dhe për të evituar këtë të fundit ka inskenuar grabitjen. Përfundimisht policia deri tani ka disa persona të dyshuar por ende nuk ka prova konkrete për ti akuzuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME