Categories Lajme

Grabitja e filialit të bankës në Koplik, policia zbulon veprimet e autorëve. Pasi morën paratë, dogjën makinën, detaje

Policia e Shkodrës ka publikuar detaje nga grabitja e filialit të një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe. Sipas bluve, autorët kanë qenë disa persona, ende të paidentifikuar që kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin bankës dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volkswagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit.

E si të mos mjaftonte kjo, ata kanë terrorizuar dhe një qytetar, të cilit i kanë vjedhur makinën Benz me të cilën janë larguar. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 14:10, jemi njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volkswagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit.

Personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME