Categories Lajme

Grabitja e noterit në Sarandë, policia zbardh ngjarjen, arrestohen 3 autorët

Policia e Sarandës ka zbardhur dhe dokumentuar grabitjen e noterit të njohur në Sarandë Thoma Kaçi më 20 tetor, duke ar restuar tre persona si autorë. Disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe s ekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje.

Strukturat h etimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune hetimore të pandërprerë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e v jedhjes me d hunë dhe nën k ërcënimin e a rmës, të një shume parash në banesën e shtetasit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë.

Mbi bazën e provave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë nxori urdhrat e ndalimit për autorët e dyshuar.

Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butrinti”, në kuadër të të cilit u bë kapja e tre autorëve të dyshuar dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të caktuar nga Prokuroria për shtetasit:

Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “T rafikimi i n arkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë;

Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Grabitësit mësohet se i kanë kërkuar noterit 100 mijë euro, ndoshta me idenë që kjo shumë ka qene brenda në banesë, por noteri i ka dhënë vetëm 20 milionë lekë të vjetra që kishte aty.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME