Categories Lajme

Grabitja në Rinas, zbulohen dy shuma të reja, 5 mijë euro i gjenden Elton Piklit

Policia e Tiranës zbuloi dy shuma të tjera parash të cilat dyshohet se u grabitën në prill të këtij viti në Rinas dhe i përkasin një banke të nivelit të dytë. Shuma prej 5 mijë euro i është gjetur Elton Piklit, i cili është një prej të arrestuarve si autor i dyshuar i grabitjes. Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen. Paratë e gjetura kanë rezultuar se i përkasin një prej bankave të nivelit të dytë. Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN-së për Elton Piklin dhe Oltion Veselin.

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar zgjatjen e afateve hetimore edhe me 3 muaj, kërkesë kjo që është kundërshtuar nga dy prej të arrestuarve Oltion Veseli dhe Elton Pikli. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shtyrë seancën për një datë tjetër, për shkak të mungesës së Avokatit të Piklit.

Me 9 prill 2019 ne Aeroportin e Rinasit u grabitën rreth 6 milion euro të cilat do të transportoheshin jashtë vendit. Grabitësit arritën të çanin perimetrin e jashtëm të sigurisë në aeroport dhe morën paratë në pistën e uljes së avionëve me një fugon. Pas grabitjes, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili pretendohej se ishte edhe koka e bandës. Ndërkohë të arrestuar janë gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes. Në kërkim për grabitjen e rreth 6 milion eurove në Rinas janë vëllezërit Eldi dhe Klement Çala dhe Talo Çela./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME