Categories Lajme

“Gracka” çon në pranga 3 persona, kishin bërë gati tokën për mbjelljen e kanabisit , detaje

Finalizohet pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, operacioni policor antikanabis i koduar “Gracka”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,  Komisariati i Policisë Bulqizë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Dibrës.

Operacioni, si rezultat i sigurimit të informacionit gjatë kontrollit të territorit dhe i hetimit të zhvilluar me metoda proaktive.

Vihen në pranga 3 shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 2 armë gjahu që u gjetën në banesën e njërit prej shtetasve të arrestuar, të cilat i përdorte dhe për ruajtjen e miniserës ku kishin kultivuar lëndën narkotike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimim dhe goditjen e tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Golevisht, kanë konstatuar një miniserë brenda së cilës dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.

Më pas, shërbimet e Policisë e kanë mbajtur në kontroll këtë zonë dhe kanë referuar materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.

Në vijim të hetimeve me metoda proaktive janë siguruar prova ligjore për tre shtetas të cilët kishin kultivuar bimë narkotike në një miniserë dhe më pas do t’i transportonin në pyll, me kafshë pune, me qëllim mbjelljen e tyre në tokë.

Pas sigurimit të provave, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër ka lëshuar urdhrat e ndalimit për 3 shtetas, të cilat janë ekzekutuar menjëherë nga shërbimet e Policisë. Konkretisht janë ndaluar shtetasit:  A. C., 52 vjeç, banues në Peshkopi;  A. C., 30 vjeç dhe E. L., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Viçisht, Bulqizë.

Nga hetimi proaktiv rezultoi se këta shtetas kishin kultivuar në një miniserë, dhjetra bimë narkotike, të cilat më pas kanë tentuar t’i transportojnë më kafshë pune, në pyll, me qëllim mbjelljen e tyre në tokë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. C., ku janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu që ai i mbante pa leje.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME