Categories Lajme

Gratë në kupolën ekonomike të botës?

A po i thyejnë gratë tabutë në financë? Në linjën e drejtimit të FMN-së, Christine Lagarde, gjithnjë e më shumë gra po zënë pozicione kyçe në institucionet e mëdha financiare.

Ato i gjen në FMN, në shumë ministri Financash në botë, në Bankën Qendrore dhe gjithandej.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, që po zhvillon këtë javë takimin vjetor në ishullin indonezian të Balit, sapo ka emëruar indiano-amerikanen, Gita Gopinath në postin e kryeekonomistes.

Gruaja e parë që mban këtë funksion, ajo pasoi Maurice Obstfeld, i cili del në pension në fund të vitit.

Gopinath, 46 vjeçe, pedagoge e ekonomisë në Harvard dhe bashkëhartuese e prestigjiozes ”American Economic Review”, mund të ndryshojë rrënjësisht ekuilibrat.

Ndërsa FMN-ja rekomandon tradicionalisht lëkundjet e normave të këmbimit për të zbutur tronditjet ekonomike, ajo është bërë e famshme kryesisht për punimet e saj… gjë që vë në pikëpyetje përfitimet nga kurset e këmbimit valutor.

Sipas saj, fakti që lëndët e para këmbehen në dollarë rrit rreziqet e luhatjeve të monedhave.

”Gita Gopinath ka fituar një reputacion të konsoliduar me punimet e saj mbi rolin e dollarit në transaksionet ndërkombëtare dhe mungesën e elasticitetit që kjo gjë nënkupton”, u shpreh të enjten Christine Lagarde.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME