Categories Lifestyle

Gratë po heqin dorë nga depilimi

Në reklama dhe revista imazhi i grave të përkyera është kur ato janë të depiluara dhe kjo po përforcohet vazhdimisht. Por tanimë një grup grash po bashkohet në një fushatë, që përfshin rritjen e qimeve të trupit për muajin Janar, duke e quajtur “Januhairy”. Ideja është që të inkurajohet pranimi i qimeve të trupit te gratë, ndërkohë që mbledhin edhe para për bamirësi.

Në faqen e Facebook “Januhairy” thuhet: “Shoqëria po sillet sikur flokët natyralë që rriten në trupin tonë nuk janë tërheqëse, madje konsiderohen si të pahijshme. Ne jemi mësuar duke i hequr ato, duke u bërë të panjohur me veten tonë autentike”.

Laura Jackson, krijuesja e fushatës tha se i lindi ideja për rritjen e qimeve, pasi më parë iu desh ta bënte për një performancë aktrimi, por u përball me reagime shumë negative.

Ajo tha për BBC News: “Kjo nuk është një fushatë zemërimi për njerëzit që nuk e kuptojnë sa normale janë qimet e trupit. Por është një projekt që do të fuqizojë më shumë pikëpamjet e njerëzve për veten dhe të tjerët”.

Laura shkruajti gjithashtu në Facebook se është gjithçka preferencë individuale dhe se nuk ka mënyrë të drejtë ose të gabuar për rritjen e qimeve në trup.

“Disa prej nesh nuk e pëlqejnë, disa prej nesh e pëlqejnë, por ne të gjitha jemi ende femërore, higjenike dhe të bukura, pa marrë parasysh sa të buta janë qimet tona”, shtoi ajo.

Fondet e mbledhura nga Januhairy do të shkojnë për të ndihmuar adoleshentët që të përmirësojnë vetëvlerësimin e tyre përmes një programi arsimor./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME