Categories Lajme

Green Coast me dy projekte sociale në Himarë

Viti i ri shkollor ka filluar me kushte të përmirësuara në shkollat e Himarës. Kompania Green Coast ka bërë të mundur pajisjen e të gjitha klasave me tabela të zeza për lehtësimin e mësimdhënies. Armando Alicanaj, drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, vizitoi disa klasa në shkollën 9-vjeçare “Pano Nikolla Meniko” në qytetin e Himarës për të ndjekur njëorë mësimi.

“Green Coast ka krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme me sistemin arsimor të zonës. – u shpreh ai. – Më herët kemi pajisur laboratorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në shkollën e Dhërmiut, ndërsa për kopshtin e atjeshëm kemi mundësuar produkte didaktike dhe argëtuese.Kontributi për edukimin dhe kulturën në komunitetin ku ne zhvillojmë aktivitet, është pjesë e pandashme e filozofisë së Green Coast”.

Kjo kompani mbështet çdo vit me bursa edhe studentët më të mirëqë kryejnë studimet universitare në fushën e turizmit, si njëdrejtim që gjen zbatim më së miri në zonën bregdetare. Projektet sociale të Green Coast janë pjesë e angazhimittë Grupit BALFIN për të ndihmuar komunitetin, ku kontributi për edukimin gëzon vëmendjen e veçantë të Presidentit të tij, Samir Mane.

Më pas përfaqësuesit e bashkisë dhe Armando Alicanaj u ndalën edhe në kopshtin e qytetit të Himarës, ku Green Coast ka vendosur sistemin e kondicionimit për të gjitha mjediset. Kryetari i Bashkisë  Himarë, Jorgo Goro, priti në një takim përfaqësuesit e Green Coast dhe e vlerësoi bashkëpuniminsi një model që mund të shtrihet edhe në fusha të tjera. “Biznesi mbështet strategjinë e Bashkisë për t’i ofruar publikut shërbime sa më cilësore dhe sa më shpejt. Konkretisht Green Coast ka sjellë një ndryshim të prekshëm për nxënësit dhe prindërit. Gjithashtu në planet tona janë edhe bashkëpunime të tjera për arsimin dhe kulturën në bashkinë tonë” , tha ai.

Edhe nga ana e Green Coast ka një gatishmëri për të identifikuar dhe mbështetur nisma që do të ruanin vlerat kulturore dhe historike të zonës, si njëfazë e ardhshme e përgjegjshmërisë sociale të kompanisë dhe të Grupit BALFIN.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME