Categories Lajme

Grekët që ndërtuan rrugën Tiranë-Elbasan 41 mln euro borxhe bizneseve shqiptare e të tjerëve

Teksa punimet në rrugën e re Tiranë-Elbasan kanë prekur finishin me rehabilitimin e shembjes ne Ibë, kompania greke Copri-Aktor që udhëhoqi punimet, po lë një mal me borxhe në furnitorë, më së shumti biznese shqiptare që kanë furnizuar me mallra dhe shërbime kompaninë.

Sipas të dhënave nga bilanci i kompanisë për vitin 2018, detyrimet e kompanisë ndaj të tretëve arritën në 5,1 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar ose 42 milionë euro. Detyrimet janë të fokusuara në dy zëra të “pagueshme ndaj furnitorëve” mbi 2 miliardë lekë dhe 3.1 miliardë lekë për “debitorë dhe kreditorë të tjerë”.

Zinxhiri i madh i borxheve që ka krijuar kompania konfirmohet edhe në ekstraktin e kompanisë në QKB ku shihet që nga maji i vitit 2018 deri në shtator të këtij ka 19 urdhra nga përmbarimi që kërkon bllokimin e llogarive dhe aksioneve të kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive shqiptare.

Duke vëzhguar listën e sekuestrove ajo që bie në sy janë fatura të pashlyera nga Copri-Aktor ndaj kompanive që janë furnizuar me mallra dhe shërbime, apo dhe mospagim kredie. Në listën e kompanive që kërkojnë pagimin e faturave dhe huave me ndihmën e përmbarimit janë AL-Gem, Jubica dhe Banka Amerikane e Investimeve.

Grekët e AKTOR ndërtuan të vetëm tunelin që përfshihet në projekt, ndërkohë që për Lotin 1 që nis nga rreth- rrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit dhe për Lotin 3, që nis nga dalja e tunelit deri në Elbasan, u bashkua me kompaninë Copri.

Në fakt, qysh nga nisja e punimeve situata me ndërtimin e autostradës ka qenë problematike. Copri-AKTOR kanë pasur përplasje disa herë me nënkontraktorët, të cilët kanë braktisur punën për shkak të vonesave në pagesa, por edhe vetë qeveria në disa raste ka krijuar vonesa. Sikur të mos mjaftonte vetëm zinxhiri i borxheve, projekti ka pësuar edhe ndryshime dhe vonesa për shkak të rrëshqitjeve të dheut në zonën e Ibës.

Ajo që u duk se do të ishte një autostradë që do të mbyllej shpejt dhe me lehtësi në fakt përfundoi në një epope më vete. Kompania AKTOR përfundoi në kohë rekord tunelin e Kërrabës i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë COPRI, por akoma dhe sot ska një bilanc përfundimtar sesa ka shkuar kostoja e këtyre dy loteve.

Rruga e re Tiranë -Elbasan me gjatësi 27 kilometra nisi të ndërtohej në vitin 2011 m një kosto 33 miliardë lekësh (260 milionë euro). Afati për përfundimin total të punimeve ishte viti 2015, por një shembje që ndodhi në Ibë, kërkoi rishikim të projektit dhe kosto të reja. Për dy vite ekzaminime dhe negociata qeveria shqiptare u detyrua të marrë edhe dy kredi të tjera shtesë për përfundimin e rrugës me vlerë 51 milionë euro, duke e çuar koston në total në mbi 300 milionë euro.

Kompania ka publikuar një bilanc katastrofik në aktivitetin e saj në Shqipëri. Humbjet e akumuluara në kapital ishin gati 5 miliardë lekë në fund të vitit 2018, ose rreth 40 milionë euro.

Me mbarimin e aktivitetit, të ardhurat në 2018-n ishin 623 milionë lekë, nga 6 miliardë lekë vitin e mëparshëm. /Monitor/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

IKMT vijon ndërhyrjet në Vlorë, shembje objektesh në Rradhimë dhe Orikum

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar ndërhyrjet në zonën e Rradhimës dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec\ Kishin dalë me varkë për të peshkuar dhe rrezikuan jetën, policia shpëton 2 persona

Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar dy shtetas që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, 15-vjeçari humb kontrollin mbi mjetin dhe del nga rruga, plagosen tre të mitur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhurmat përtej normës, policia e Vlorës kryen kontrolle gjatë natës në baret dhe diskot përgjatë Lungomares

Policia e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në disa lokale nate dhe ambiente të muzikës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AKU bllokon pluhurin për ëmbëlsira me pigment toksik, u importuan nga Turqia 1200 kg

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar produktin “Red Forest Fruit Cake”, në vendin tonë…

LEXO ME SHUME