Korfuz – Një tjetër ngjarje e rëndë dhe dramatike ka ndodhur në Greqi, me protagonist shqiptarët. Babai shqiptar ka vrarë dhe më pas ka groposur vajzën e tij 29 vjeçe në oborrin e shtëpisë, pasi ajo ishte e lidhur me një afgan.
Kjo ngjarje ka ndodhur në zonën e Alepu, në ishullin e Korfuzit. Viktima është 29-vjeçarja Anxhelina Petro, shkruajnë mediat greke. Një shtetas afgan ka shkuar në polici dhe ka hedhur dyshime se e reja është vrarë prej babait të saj, për shkak se ky i fundit nuk ishte dakord me lidhjen mes tij dhe së bijës. Vajza dhe babai kishin pasur konflikte të herëpashershme për lidhjen që kishte e reja.
Babai i ka drejtuar punonjësit e policisë për te oborri i shtëpisë dhe aty iu ka treguar se ku e kishte varrosur vajzën. Mësohet se ai e ka qëlluar të bijën me mjete të forta në kokë, derisa e ka lënë të vdekur, kurse më tej e ka groposur. Babai e kishte groposur trupin e së bijës në oborrin e shtëpisë me shpejtësi e në panik e sipër. Vajza Anxhelina Petro 29 vjeçe, gjithsesi ishte e pavarur nga babai, nuk jetonte me të, por në një shtëpi tjetër dhe punonte në një dyqan të zonës. Debatet për lidhjen e saj kanë qenë të ashpra, deri në ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Korfuz dhe më gjerë.