Categories Lajme

Greqi, babai shqiptar gropos vajzën se ishte e lidhur me një afgan

Korfuz – Një tjetër ngjarje e rëndë dhe dramatike ka ndodhur në Greqi, me protagonist shqiptarët. Babai shqiptar ka vrarë dhe më pas ka groposur vajzën e tij 29 vjeçe në oborrin e shtëpisë, pasi ajo ishte e lidhur me një afgan.

Kjo ngjarje ka ndodhur në zonën e Alepu, në ishullin e Korfuzit. Viktima është 29-vjeçarja Anxhelina Petro, shkruajnë mediat greke. Një shtetas afgan ka shkuar në polici dhe ka hedhur dyshime se e reja është vrarë prej babait të saj, për shkak se ky i fundit nuk ishte dakord me lidhjen mes tij dhe së bijës. Vajza dhe babai kishin pasur konflikte të herëpashershme për lidhjen që kishte e reja.

Babai i ka drejtuar punonjësit e policisë për te oborri i shtëpisë dhe aty iu ka treguar se ku e kishte varrosur vajzën. Mësohet se ai e ka qëlluar të bijën me mjete të forta në kokë, derisa e ka lënë të vdekur, kurse më tej e ka groposur. Babai e kishte groposur trupin e së bijës në oborrin e shtëpisë me shpejtësi e në panik e sipër. Vajza Anxhelina Petro 29 vjeçe, gjithsesi ishte e pavarur nga babai, nuk jetonte me të, por në një shtëpi tjetër dhe punonte në një dyqan të zonës. Debatet për lidhjen e saj kanë qenë të ashpra, deri në ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Korfuz dhe më gjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME