Categories Lajme

Greqi, familja shqiptare shpëtohet nga rreziku

Cikloni Ianos që si rrallëherë ka goditur Mesdheun, ka shkaktuar viktima në Greqi

Raportohet se një grua humbi jetën në Farsala. Kryetari i bashkisë, Makis Eskioglou, tha se bëhet fjalë për një grua të moshuar në Vasili Farsalon. Sakaq në një prej operacioneve të shpëtimit që u realizua me sukses para pak çastesh dhe që ishte në zhvillim prej disa orësh, u shpëtua edhe një familje emigrantësh shqiptarë me një fëmijë tre vjeç të cilët ishin të rrethuar nga ujërat në fshatin Sofadhës të Kardhitses.

Gjatë orëve të fundit që ka precipituar cikloni, në Greqi u zhvilluan 614 operacione shpëtimi pas 2450 kërkesave për ndihmë në numrin telefonik 100. Zonat më të prekura nga cikloni janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali. Ndërkohë raportohet për shumë përmbytje pasi për shkak të reshjeve ka prurje të mëdha të ujërave të lumenjve. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME