Categories Lajme

Greqia dërgon ndihma të tjera, dy njësi posaçme për gatimin e ushqimeve

Qeveria e Greqisë ka dërguar ndihma të tjera ditën e sotme, veç kontributit që ka dhënë me ekipet e shpëtimit që në orët e para të tragjedisë. Ditën e sotme, dy njësi të posaçme për gatimin e ushqimeve kanë mbërritur në Shqipëri. Ekipet kanë ardhur me avionë në Rinas dhe në orët e para të mëngjesit do të jenë në Durrës. Dy ekipet greke do të gatuajnë ushqime për 600 persona në ditë.

Në orët e para, pas tragjedisë, Greqia dërgoi me urgjencë një ekip special për shpëtimin e njerëzve nga rrënojat. 41 efektivë të Njësisë Speciale të Përballimit të Fatkeqësive u vendosën në Thumanë për të ndihmuar në nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat. Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias zhvilloi një vizitë urgjente në Tiranë në datën 27 nëntor, për të ofruar ndihmën e shtetit helen në përballimin e situatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME