Categories Lajme

Greqia do të bllokojë integrimin e Shqipërisë? Rama për televizionin francez: Nuk besoj se do të qëndrojë! ‘Beleri’ nuk është çështje e minoritetit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për televizionin francez ‘France 24’, prej ku sqaruar edhe njëherë se marrëdhëniet me Greqinë janë strategjike, dhe se bllokada e shtetit fqinj për integrimin e Shqipërisë në BE mund të mos qëndrojë gjatë.

I pyetur për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, Rama tha se ajo është një çështje që i përket drejtësisë.

Ajo çështje sipas tij nuk është më një çështje e minoritetit grek duke patur parasysh faktin se të dy kandidatët në Himarë ishin shqiptarë me origjinë greke.

– Z. Rama Shqipëria juaj ka  probleme për t’u anëtarësuar në Klubin evropian.  Greqia po bllokon  letrën e  27 vendeve anëtare për hapjen e kapitujve. Në maj të këtij viti, kandidati për Bashkinë e Himarës, shqiptar me origjinë greke, Fredi Beleri, që kandidonte për opozitën, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve i dyshuar për blerje votash. Por akuzoheni ju se po e pengoni të zgjidhet kryetar bashkie për të mbajtur nën kontroll lejet në këtë zonë bregdetare në zhvillim e sipër. Si përgjigjeni ju?

Kryeministri Edi Rama:  Unë nuk dua t’i futem kësaj polemike. Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze. Nga ana tjetër, është vetëm çështje e  drejtësisë. Nëse shikoni raportin e progresit, Shqipëria vlerësohet vërtet mirë për çështjet e reformës në drejtësi. Unë jam shumë i kënaqur sepse Shqipëria është vendi më i përparuar në të gjithë Ballkanin për këto çështje.

-Megjithatë në vendin tuaj ndodhet edhe minoriteti grek afërsisht 1% të popullsisë. A shpresoni të pajtoheni me Greqinë?

Kryeministri Edi Rama:  Dëgjoni, me Athinën kemi marrëdhënie strategjike dhe nga ana tjetër, kur flisni për minoritet grek, dua të saktësoj sikurse e thatë, kandidati ishte shqiptar me origjinë greke, edhe kundërshtari i tij në zgjedhje ishte po ashtu shqiptar me origjinë greke. Atëherë s’mund të jetë një çështje minoriteti grek kjo!

Kujtojmë se, tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë u zbehën që nga muaji maj, kur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili kandidoi nën logon e “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale, i akuzuar për blerje votash.

Ai fitoi zgjedhjet lokale në Himarë, por nuk është lejuar betohet si kryetar bashkie, pavarësisht kërkesave të tij në gjykatë për t’u lejuar që betohet ose t’i vendoset një masë më e lehtë sigurie.

Athina i ka bërë vazhdimisht thirrje Shqipërisë që ta lejojë Fredi Belerin të bëjë betimin, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe etnikisht. Qeveria shqiptare ka thënë se nuk mund të ndërhyjë në proceset gjyqësore dhe sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë rrugën e tij.

Ndërsa një javë më parë, media greke Kathimerini raportoi se Athina kishte refuzuar të firmoste një letër që i kërkonte Komisionit të hapte pesë kapitujt e parë të negociatave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME