Categories Lajme

Greqia do të hapë kufirin me Shqipërinë për sezonin turistik

Vendet e Ballkanit po koordinohen për të hapur kufijtë rajonale me qëllim udhëtimet në sezonin e verës. Për Greqinë kontributin më të madh për turizmin këtë verë do ta japin vendet e Ballkanit. Turistët shqiptarë, maqedonas dhe serbë konsiderohen të parët, të cilët do të pushojnë në brigjet greke, pasi nuk nevojitet të udhëtojnë me avion. E gjithë kjo, sigurisht, presupozon që kufijtë do të hapen së shpejti shoqëruar me një plan për mbrojtjen e shëndetit.

Qeveria greke po punon për hapjen e vendkalimeve kufitare në fund të majit. Zëvendës ministri i Brendshëm, Theodoros Karaoglou, i ka propozuar me shkrim qeverisë hapjen e menjëhershme, si fazë të parë të katër pikave të kalimit kufitar, përkatësisht: pikën e Kapshticës, një pikë kalimi me Turqinë, një me Maqedoninë e Veriut, si dhe me Serbinë, duke vendosur në dispozicion 24 orë inspektimet shëndetësore. Sipas qeverisë greke përpos turistëve vendas, këtë verë do pushojnë si fillim ata nga vendet fqinje, dhe më pas vendet me distanca të mesme dhe ato me distanca të gjata. Shekulli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME