Categories Lajme

Greqia hedh një tjetër hap të zgjerimit me 12 milje në detin Jon

Projektligji për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon, është diskutuar për të parën herë në Komisionin Parlamentar të Çështjeve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare. Drafti u votua sot në parim në Komision dhe pritet të kalojë në Parlament më 19 janar. I pranishëm në komision ishte edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias që e konsideroi këtë një hap të rëndësishëm për vendin .

“Është hera e parë që nga viti 1947 që Parlamenti grek thirret për të votuar zgjerimin e territorit kombëtar sovran. Një ditë empatie, solidariteti, pajtimi dhe konsensusi kombëtar. Një nga mundësitë rralla në jetën e një deputeti, një ministri. Jam thellësisht i prekur, faleminderit shumë për pozicionin tuaj që i shërben interesit kombëtar”, u shpreh Ministri i Jashtëm.

Kryediplomati e konsideroi lëvizjen e Athinës si “një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë për të rritur ujërat territoriale në Detin Jon në Kepin Tainaro nga 6 milje detare në 12”. “Do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë dhe nëse dikush merr parasysh zonën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë” – tha Dendias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME