Categories Lajme

Greqia lehtëson masat anti-covid në kufi

Duke filluar nga 15 marsi, formulari PLF nuk do të jetë më i detyrueshëm për hyrjet në Greqi. Lajmin e bën të ditur ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Po ashtu njoftohet se nga data 5 mars, do të rritet edhe kapaciteti i pasagjerëve për autobusët turistikë nga 85% në 100%.

Rregullat që mbeten në fuqi

Udhëtarët, të cilët disponojnë certifikatën evropiane digjitale Covid-19 (European Union Digital Covid Certificate, EUDCC) ose certifikatë vaksinimi (certifikata hyn në fuqi 14 ditë pas vaksinimit të plotë dhe është e vlefshme jo më shumë se 9 muaj kurse për ata që kanë bërë dozën përforcuese nuk ka një afat kohor) ose certifikatë diagnoze pozitive (hyn në fuqi pas 14 ditësh dhe është e vlefshme per 180 ditë), lejohen tashmë të hyjnë në Greqi pa kërkesën e një testi PCR ose një testi të shpejtë (rapid).

Udhëtarët, të cilët nuk disponojnë një certifikatë vaksinimi ose diagnoze janë të detyruar të paraqesin:

  1. Test negativ PCR COVID-19, të kryer brenda (72) orëvetë fundit para mbërritjes së tyre në Greqi nga laboratorët e vendit të origjinës ose transit. OSE
  2. Test negativ të shpejtë (rapid test),të kryer brenda 24 orëvetë funditpërpara mbërritjes së tyre në Greqi. Testet duhet të jenë kryer nga laboratorë publik ose laboratorë privatë, që janë certifikuar nga autoriteti kombëtar kompetent i certifikimit. Certifikata e testit duhet të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht dhe duhet të përfshijë emrin e personit, siç është në pasaportë.

Nga data 5 mars 2022, do të rritet kapaciteti i pasagjerëve për autobusat turistikë nga 85% në 100%.

Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00. /abcnews.al/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME