Categories Lajme

Greqia merr vendim, ja kur hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Greqia po përgatitet që të hapë pikat kufitare të vendit me shtetet e tjera përfshirë edhe Shqipërinë që prej datës 1 korrik. Siç bën me dije zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, duke filluar nga data 1 korrik do të lejohet të ankorohen tragete në të gjitha portet e vendit, ndërsa do të hapen edhe aeroportet si dhe pikat e kalimit kufitar tokësor. Në listën e pikave kufitare që do të hapen janë edhe Kakavija me Kapshticën. Greqia do të hapë gjithashtu edhe pikat kufitare me Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë.

“Nga pasnesër, ardhja e anijeve nga jashtë në portet greke është e lejueshme.

Në të njëjtën kohë, po hapen kufijtë hyrës të Evzoni, Kakavisë, Kapshticës, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi. Qeveria vazhdon të përgatitet për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme të shëndetit të punëtorëve në industrinë e turizmit si dhe të gjithë frekuentuesit në destinacionet turistike“, u shpreh Petsas. Vendimi i Greqisë vjen në një kohë kur vendet e BE-së kanë bërë një listë të vendeve me të cilat do të hapin kufijtë nga data 1 korrik. Në listën në fjalë momentalisht nuk është Shqipëria, ndërsa nga rajoni ynë figurojnë Serbia dhe Mali i Zi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME