Categories Lajme

Greqia ndalon hyrjen në vend të të gjithë shtetasve të vendeve të treta

Greqia ka vendosur ndalimin e përkohshëm të hyrjes në vend të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga cilado pikë hyrëse në Greqi dhe në çfarëdo mënyre ose mjet, përfshirë nga ajri, deti, hekurudha dhe rruga.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi informoi sot shtetasit shqiptarë në lidhje me vendimet që kanë marrë autoritetet greke në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, autoritetet greke kanë njoftuar ndalimin e përkohshëm të hyrjes në vend të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga cilado pikë hyrëse në Greqi dhe në çfarëdo mënyre ose mjet, përfshirë nga ajri, deti, hekurudha dhe rruga”, thuhet në njoftimin e Ambasadës shqiptare në Greqi.

“Ndalimi i paragrafit 1 të këtij neni nuk zbatohet për shtetasit e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe të Marrëveshjes së Shengenit, përfshirë bashkëshortët ose personat me të cilët kanë marrëveshje bashkëjetese ose të fëmijëve të tyre të mitur”, thuhet në njoftim.

“Kufizimi në fjalë do të zbatohet për periudhën ndërmjet 18.3.2020 ora 06:00 deri më 18.4.2020 ora 06:00”, përfundon njoftimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME