Categories Lajme

Greqia ndërron mendje, nuk hap kufijtë me Shqipërinë më 1 Korrik

Zëvendës ministri grek i Shëndetësisë, Nikos Kardhalias ishte për inspektim në aeroportin e Janinës sot dhe tha se kufijtë nuk do të hapen ashtu siç ishte njoftuar më parë, më datën 1 Korrik.

“Nuk do të hapen menjëherë, por kur të vendoset të hapen, do të ketë skuadra të mbrojtjes së shëndetit prezente në çdo pikë kufitare. Nuk ka parashikim për hapje të kufijve në datë 1 Korrik, me përjashtim të një pikë kufitare me Maqedoninë e Veriut”, tha Kadhalias në një prononcim për mediat.

Deklarata e tij bie në kundërshtim me një listë që është publikuar nga disa media greke ku njoftohet se Greqia hap sezonin turistik në Korrik dhe përjashton 9 shtete nga lista, mes të cilave nuk renditet Shqipëria. Faxweb.al raportoi më parë se nga udhëtimet ajrore drejt Greqisë përjashtohen këto 9 vende: Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Suedia, SHBA, Rusia, Katar, Emiratet e Bashkuara të Arabisë,  Arabia Saudite dhe Izraeli.

Mesa duket, udhëtimet ajrore drejt Greqisë do të mbeten ende të mbyllura për të gjithë ata që kishin planifikuar pushime në shtetin fqinj. Greqia i ka mbyllur kufijtë që kur nisën rastet e para me korónavirus dhe ende nuk është marrë një vendim për rihapje, ndonëse e gjitha ndikon në rënien e të ardhurave dhe shkátërrimin e turizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME