Categories Lajme

Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Greqia nuk po gjen qetësi me tërmetet e njëpasnjëshme dhe që kanë shkaktuar panik te banorët.

Një tjetër tërmet ka rënë rreth orës 10:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter.

Tërmeti ka rënë në Detin Egje midis Skyros dhe Alonissos. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Athinë. Thellësia e tërmetit ka qenë 14.6 kilometra.

Gjatë orëve të fundit, ishulli i Santorinit është në alarm për shkak mbi 200 tërmete kanë rënë në më shumë se 24 orë. Kanë qenë ekspertët dhe sizmiologët ata që kanë paralajmëruar banorët dhe kanë bërë thirrje për kujdes, për shkak se në atë zonë po ndodh një aktivitet i shtuar sizmik.

Ndërkohë që qeveria greke ka dërguar në ishull ekipe emergjencash në ndihmë të banorëve në rast nevoje. Vetë banorët e Santorinit e kaluan natën jashtë shtëpive, ndërsa një pjesë e tyre kanë braktisur ishullin dhe janë larguar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME