Categories Lajme

Grida Duma ‘rrëzon’ Alibeajn: Nuk ka kushte kur kërkohet bashkim

Deputetja demokrate, Grida Duma, deklaroi se nuk ka pasur një dakordësi në grupin parlamentar për rezolutën ku u kërkua tërheqja e Sali Berishës.

Ajo rrëzoi pretendimet e Enkelejd Alibeajt se deklarata kishte miratim unanim.

Duma tha se në negociata nuk mund të ketë kushte, aq më tepër kur kërkohet bashkim.

“Nuk ka pasur një dakordësi të grupit parlamentar. Nuk e pranoj të thuhet se është qëndrim i grupit parlamentar. Ne e kemi lënë që vendimi i grupit të ishte i dakordësuar me 99 përqind. Vendim grupi, ku nuk është gjysma e grupit parlamentar, nuk ka.

Nuk ka kushte kur kërkohet bashkim. Kushte në negociata nuk mund të ketë. Negociata prodhon rrethanat e reja dhe rrethanat e reja prodhojnë bashkimin.

Duhet bërë një bisedë e gjerë, ku mund të diskutohen të gjitha. Negociatat nuk nisin me përjashtim. Qëndrimin tim do e bëj të ditur, por di që arti i negociatës nuk nis as me kushtëzime paraprake, as me përjashtime paraprake,” tha Duma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME