Categories Lajme

Gruaja 48-vjeçare rezulton e zhdukur prej një jave, arrestohet bashkëshorti në Tropojë

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës.

Policia po heton prej të paktën katër ditësh kur u bë edhe denoncimi për shkak të largimit të saj si pasojë dhunës nga bashkëshorti.

Për këtë qëllim më 26 korrik Policia e Kukësit njoftoi se u arrestua 58-vjeçari Imer Shpata, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht.

Gruaja, u raportua e larguar nga banesa dhe që prej asaj dite nuk është parë më.

Burime policore bëjnë të ditur se dyshohet se largimi i saj ka ardhur si pasojë e dhunës në familje nga bashkëshorti, ndërsa në hetime nuk përjashtohet as pista e një krimi. Në terren, kërkimet vijojnë pa ndërprerje.

“Hetimet e thelluara identifikuan dhe zbardhën një rast dhune sistematike nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes, e dyshuar me pasoja të rënda.

Vihet në pranga 58-vjeçari që ushtonte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.

Bashkëshortja është larguar nga banesa më datë 22.07.2025 dhe vijon të jetë në kërkim.

Në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për gjetjen e shtetases N. Sh., 48 vjeçe, e cila është larguar nga banesa më datë 22.07.2025. Dyshohet se pas këtij largimi mund të fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.

Në momentin e arrestimit, Policia gjeti në banesën e 58-vjeçarit I. Sh., banues në fshatin Bujan, dy armë zjarri automatike, të cilat u sekuestruan. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, pas informacionit të marrë nga të afërm të shtetases N. Sh., se ajo ishte larguar nga banesa e bashkëshortit dhe kishin humbur kontaktet me të, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe gjetjen e saj.

Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Në këto kushte, u shoqërua dhe më pas u ndalua shtetasi I. Sh., 58 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po ashtu, janë angazhuar shërbime të specializuara të Policisë për kërkimin e 48-vjeçares, me dyshimin se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”- njoftoi policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME