“E çmendur” apo guximtare? Çfarëdoqoftë, kjo grua ka luajtur me jetën e saj, kur ka vendosur të kalojë gardhin e të hyjë në territorin e luanit në një kopsht zoologjik në Bronx të SHBA-së.
Në video duket gruaja që është përballë luanit dhe e përshëndet me dorë, video kjo që po bën xhiron e botës. Për fat të mirë, asgjë e keqe nuk ndodhi. Kopshti zoologjik tha në një deklaratë se: “Gardhi dhe rregullorja ekzistojnë për sigurinë e vizitorëve, stafit dhe të kafshëve. Kemi një politikë tolerancë zero për shkelje të tilla. Kjo shkelje ishte shumë e rëndë dhe mund të rezultonte me një dëmtim serioz apo edhe vdekje “.