Categories Lajme

Gruaja e shpalli të zhdukur në mars, ky është 42-vjeçari që u gjet i vdekur sot në Fier

Juljan Prifti është 42-vjeçari i cili u gjet i pajetë në lagjen e Backillarave në Fier, në zonën e quajtur zona e tubove. Mësohet se 42-vjeçari më 26 mars të këtij viti ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja e tij pasi ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë ndjerë erën e rëndë në një ndërtesë të shembur dhe menjëherë kanë telefonuar policinë. Ka dyshime se ai mund të jetë vetëvarur pasi pranë tij kishte një litar dhe ishte në depresion për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Njoftimi i sotëm i policisë:

Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME