Categories Kuriozitete

Gruaja gjermane i lë trashëgimi fqinjëve 7.5 milionë dollarë

Rezidentët e një komuniteti të vogël në Gjermaninë qendrore kanë trashëguar papritur prona dhe pasuri me vlerë 6.2 milionë euro ($7.5 milionë), pas vdekjes së një fqinjeje të tyre të moshuar. Renate Wedel jetonte në Weiperfelden të krahinës së Hesse, me bashkëshortin e saj Alfred Wedel, që prej vitit 1975, në komunitetin e përbërë nga 6 fshatra. Alfred, i cili punonte me aksionet e bursave, v diq në 2014, ndërsa Renate, jetonte në një shtëpi kujdesi në Frankfurt që prej vitit 2016, dhe v diq në dhjetor 2019 në moshën 81 vjeçare.

Në prill të këtij viti u deklarua se ajo i kishte lënë pronat dhe zotërimet e saj komunitetit ku kishte banuar, pasi motra e saj trashëgimtare kishte vdekur më herët. Lajmi ishte i papritur për autoritetet. “Fillimisht menduam se ishte një gabim, kishte diçka që nuk përputhej”, tha kryebashkiaku lokal Bernd Heine për të përditshmen Hessenschau. Tashmë komuniteti është i detyruar ta përdorë trashëgiminë prej €6.2 milionë për “infrastrukturë dhe ambjnete komunitare.” “Komuniteti ynë falenderon çiftin Wedel për vlerësimin dhe trashëgiminë e tyre. Ne do ta përdorim atë me përgjegjësi për zhvillimin e komunitetit tonë dhe ruajtjen me ndershmëri të kujtimit të tyre,” thuhej në një deklaratë të përbashkët. Rezidentët lokalë kishin nisur të jepnin idetë e tyre për përdorimin e parave, teksa mediat lokale flisnin për ndërtimin e një korsie biçikletash, ndërtimin e një kopshti, përmirësim të sistemit të transportit, një pishinë e hapur dhe ambjente për fëmijët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME