Categories Lajme

Gruaja greke godet me thikë partnerin biznesmenin gjatë aktit

Një biznesmen në Greqi ka denoncuar partneren e tij se e ka sulmuar me thikë teksa po kryenin marrëdhënie seksuale.

50-vjeçari kishte shkuar së bashku me partneren në një arë në pronën e saj në Sparta, me makinë për ta ndihmuar me punët bujqësore, por kishin nisur të kryenin marrëdhënie.

Gjatë këtij momenti gruaja e tij e ka goditur me thikë në zemër dhe pjesë të tjera të trupit. Teksa po përpiqej të mbrohej ai kapi thikë me dorë duke prerë tendinat.

Biznesmeni pretendoi se iu lut partneres që ta linte të lirë dhe ajo e dërgoi në spital ku iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh. 43-vjeçarja është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje dhe përdorim të armës.

Mësohet se ajo i ka thënë policisë se ka goditur me thikë partnerin e saj pa qëllim, pas një debati që kanë pasur mes tyre. Gruaja u lirua në pritje të gjykimit.

“Ajo që kam përjetuar është e vështirë. Jeta ime vazhdon normalisht dhe nuk mund të bëj asgjë tjetër”, tha biznesmeni në një emision grek.

“Dora ime është lënduar, po bëj trajtim për të vënë në lëvizje tendinat. Katër ishin prerë, në të katër gishtat. Instinktivisht kam kapur tehun e thikës dhe më ka dëmtuar dorën”, shtoi ai.

Teksa rrëfeu se çfarë ndodhi ditën e ngjarjes: “Ne jemi takuar në vendin e ngjarjes, kemi pasur marrëdhënie në çift dhe nuk ka pasur asnjë debat. Ishim të qetë dhe të lumtur.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME