Kur udhëtoni me avion, pavarësisht se ku jeni ulur ose çfarë bilete keni blerë, ndihet gjithmonë zymtësia. Sipas një studimi shkencor, kabina e avionit thuajse gjithmonë është me ajër të ndotur, pasi koha nuk mjafton për filtrimin e ajrit.
Makina, autobusi dhe një pjesë e mirë e trenave nuk e kanë këtë problem pasi lihen dritaret hapur dhe ajri filtrohet. Ndërsa në avion dritaret zakonisht janë të mbyllur e në këtë mënyrë ajëri rëndohet nga disa faktorë, si psh, frymëmarrjet e pasagjerëve, apo dhe gazrat.
Një pasagjerë e mbytur nga kjo trysni vendosi të hapte derën e daljes së urgjencës për të marrë ajër të pastër, por çfarë ndodhi pas këtij veprimi?
Pamjet virale raportohen të jenë filmuar në një fluturim të linjës “Xiamen Airlines”. Fatmirësisht avioni ishte akoma në pistë, kështu që nuk kishte emergjencë ajrore, pasi kjo do të krijonte panik. Por gjithsesi ky veprim i pamenduar bëri që fluturimi të vonohej për një orë në Aeroportin Ndërkombëtar Wuhan Tianhe, në kryeqytetin e Provincës Hubei të Kinës qendrore.
Sipas raportimeve, ekuipazhi i kabinës kishte paralajmëruar pasagjerët, dhe të tjerët aty, të mos prekin derën ose levën e daljes së urgjencës për sigurinë e përgjithshme, por pasagjerja femër ose nuk e mori mesazhin ose nuk i interesoi fare ky lajmërim pasi kishte nevojë për ajër të pastër.
Për këtë veprim gruaja në fjalë u dënua me një afat të pacaktuar për të mos udhëtuar në këtë linjë fluturimi.
