Categories Lajme

Gruaja shqiptare kërkon drejtësi për burrin: Humba edhe fëmijën prej…

15 Nëntori i vitit 2008 do të ishte tragjedi për familjen e Riza Strazimiriti. Djaloshi nga Shqipëria, 25 vjeç, që jetonte prej vitesh në Livorno humbi jetën pas një aksidenti në vendin e punës. Prej dy muajsh ishte i martuar me Dorina Danushin, 25 vjeçe dhe së bashku prisnin një fëmijë.

Lajmi i zi i asaj dite tronditi familjarët e tij, miqtë dhe tërë komunitetin. Madje Dorina, për shkak të dhimbjes së thellë dështoi të lindte pasi humbi foshnjen 4 muajshe ndërsa ishte shtatzënë. Përgjegjësit për këtë tragjedi u dënuan, por për Danushin drejtësia nuk është vendosur akoma pasi ajo nuk është dëmshpërblyer.

Riza Strazimiri humbi jetën teksa po merrej me ngjitjen e disa paneleve shumë të rënda, një punë me rrezik të lartë që kërkon standarde të rrepta sigurie. Teksa lëvizte një prej tyre, Strazmiri ra nga lartësia prej 11 metrash. Gjendja e tij shëndetësore u duk menjëherë që ishte e rëndë. Pas arritjes së ambulancës, ai humbi jetën.

Por për familjarët, vdekja e tij e parakohshme është vetëm nisja e një kalvari të gjatë vuajtjesh që do të pasohet me seancat në sallën e gjyqit. Në vitin 2015, drejtësia italiane dënon 4 persona përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë. Në fund vendoset edhe një dëmshpërblim për familjarët e viktimës prej 100 mijë eurosh. “Por kur shkuam për të marrë pasuritë e të dënuarve nuk gjetëm asgjë”, tha Danushi. Danushi ka deklaruar se kompania që duhet të dëmshpërblejë familjen zvarrit procedurat. “Unë humba bashkëshortin dhe djalin, por nxjerrin gjithmonë justifikime”, është shprehur ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME