Categories Showbiz

Gruaja uron Koço Kokëdhimën për ditëlindje: Zoti Koço, marrsh nga ditët e mia!

Si sot, në 21 prill 1959, pra 61 vjet më parë, ka lindur kryetari i Partisë Zgjidhja të Shqipërisë, zotni Koço Kokëdhima. Zotni Koço, lindi në Qeparo të Himarës, qarku i Vlorës dhe jeta e tij, siç edhe e njohin pothuajse të gjithë shqiptarët, është e mbushur plot e përplot, me suksese dhe lavdi, në të dy kohët, si në diktaturë dhe në demokraci.

Në fillim, pasi mbaroi shkëlqyeshëm studimet e larta, nga viti 1984, deri në vitin 1991, Koçoja u bë dhe ushtroi detyrën, e Sekretarit të Parë të Komitetit të Bashkimit të Rinisë të Punës së Shqipërisë, për rrethin e Fierit. Më pas, me rënien e komunizmit, Koçoja u bë një nga sipërmarrësit më të pasur dhe më të suksesshëm në Shqipëri. Në vitin 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste dhe Edi Rama, Koçoja u bë deputet i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Komisar politik i qarkut të Vlorës. Gjatë kësaj kohe, Koçoja ishte jo vetëm mentori, por edhe drejtuesi i Shqipërisë, sëbashku me Edi Ramën. Dhe ashtu siç ndodh rëndom, erdhi një kohë, që dy miqtë e ngushtë, u prishën dhe u ndanë edhe pse, Edi Rama ishte zotuar publikisht, që edhe pleqërinë e thellë do ta kalonte, i kapur dorë për dore, me Koçon në Qeparo.
Miqtë e ngushtë u bënë armiqtë më të mëdhenj për njëri tjetrin dhe me rritjen e kësaj armiqësie, Koço krijoi edhe partinë e vet “Zgjidhja”. Sot, që zoti Koço mbushi 61 vjeç, urimin më të mirë, më të ndjerë dhe më të sinqertë, e mori nga gruaja e tij Brixhilda.

– Koço i dashur, – thotë Brixhilda në statusin e saj – je bekimi i Zotit për mua! Më bëre të lumtur, krenare dhe të pasur! Marrsh nga ditët e mia, dashuria ime!

Kështu thotë Brixhilda, kjo zonjë e fortë, që e ka duruar Koçon pambarimisht, që nga njohja deri sot dhe gjithë këtë kohë, ajo në mënyrë stoike, kurrë nuk i ka thirrur Koços, Koço, edhe kur janë vetëm në shtëpi, por gjithmonë zoti Koço. Në fakt, zoti Kokëdhima, ose zoti Koço, siç thotë Brixhilda, i ka realizuar të gjitha gjërat që ka dashur.
Edhe shtëpinë e ka ndërtuar aty ku ka dëshiruar, ballë përballë me vilën e Enver Hoxhës dhe është nga njerëzit më të kënaqur nga jeta. Në këtë 61 vjetor edhe ne i urojmë zotit Koço, jetë të gjatë edhe 100 vjet! Por, pa mundur t’i japim dot ditë nga jeta jonë! PS. Lexoni më poshtë të plotë, urimin e zonjës Brixhilda për zotin Koço. /TPZ.al/ Tej e këtej/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME