Categories Lajme

“Grupi i Avdylajve të Shijakut fliste me kryebashkiakë dhe deputetë”

Në studion e emisionit “Opinion” gazetarja Klodiana Lala ka lexuar një fragment nga dosja në ngarkim të personave të bandës së Avdylajve. Sipas Lalës këta shtetas kanë biseduar me përfaqësues të lartë të institucioneve në Shqipëri.

Sipas dosjes “nga përgjimet vërehen biseda me kryetarë bashkie, deputetë dhe ish-deputetë. Duket qartë interesimi për të marrë përfitime nga shërbimet publike” – tha Lala.

Sipas Lalës kishte dyshime që në banesën e Lulzim Berishës fshihej një sasi heroine, dhe se ky i fundit ndihmonte grupin kriminal të Avdylajve, për transportin e drogës drejt Gjermanisë.

“Kishte dyshime që në fakt rezultuan të pakonfirmuara që Berisha mund të fshihte sasi heroine në banesën e tij dhe ndihmonte grupin e Avdylajve në transportimin e heroinës. Familjarët i kanë thënë policisë, se Lulzim Berisha është larguar prej një muaji e gjysmë jashtë Shqipërisë. Shtëpia ka qenë e pastër dhe prandaj nuk ka urdhër arresti”, – tha Lala.

Edhe gazetari Artan Hoxha tha se ky i Avdulajve është mjaft i fuqishëm.

“Grupi më i fortë, me sa e njoh botën e krimit është grupi i Shijakut. Ai është një grup historik që nga mesi i viteve “90 me lidhje shumë të forta politike dhe policore. Grupi tjetër është i Lezhës që rezulton të ketë lidhje me të.

Me sa di unë grupi i Lezhës është ndaluar për ngjarjet në Lezhë. Kemi një grup që ka një nga lokalet më të njohur të jetës së natës në Tiranës dhe grupi i Hasit që është marrë me trafikimin dhe laboratorin e heroinës në Has”, – tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME